Facebook nuk pranon të sulmojë grupet që organizojnë marshime kundër izolimit

Grupet në internet që përhapin dezinformata dhe bëjnë thirrje për protesta të armatosura kundër masave të bllokimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përhapen në Facebook pasi gjiganti i teknologjisë tha që nuk do të ndërmarrë veprime kundër tyre.

Auto & Tek

22/04/2020 08:10

Protestuesit e armëve nga Kentucky, Michigan, Wisconsin dhe shtete të tjera kanë përdorur rrjetin social për të organizuar dhe koordinuar veprimet anti-karantinë. Grupet kanë qindra mijëra anëtarë të kombinuar, dhe duket se përbëhen kryesisht nga mbështetës të Trump, transmeton lajmi.net.

Shumë prej grupeve janë rritur në popullaritet ditët e fundit, pas thirrjes së Presidentit amerikan për “çlirimin” e tre shteteve duke i dhënë fund rregullave të rrepta të izolimit të krijuara për të ngadalësuar përhapjen e virusit Covid-19.

Një zëdhënës i Facebook pranoi grupet, por i tha The Independent se nuk planifikonte t’i largonte ato përveç nëse ata po shkelnin në mënyrë të qartë ligjin. /Lajmi.net/