Facebook nis fshirjen e postimeve kundër vaksinës së COVID-19

Facebook do të fshijë nga platforma e tij çdo postim që është kundër vaksinimit, ndërkohë që bota po përgatitet për të marrë dozat e para të vaksinës së Covid-19.

Auto & Tek

03/12/2020 22:15

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë teori konspirative mbi vaksinën. Një ndër kryesoret është se me vaksinën, njerëzve do t’u futet në trup edhe një mikroçip, me anë të të cilit qeveria do t’i spiunojë, transmeton Lajmi.net.

Këtë vit, Facebook ka nisur fshirjen e çdo informacioni mbi koronavirus-in që e konsideronte të rrezikshëm. Nga muaji mars e deri në tetor, Facebook dhe Instagram kanë hequr mbi 12 milionë postime lidhur me Covid-19. /Lajmi.net