Rama tregon pse ende nuk është vendosur busti i Adem Jasharit në Prishtinë, fajëson Qeverinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se mos vendosja e bustit të heroit Adem Jashari në kryeqytet është pasojë e, siç ka thënë ai, bllokadave nga niveli qendror.Pas përurimit të rrugës “Frank G Ëisner” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, i pyetur për vendosjen e bustit, të paralajmëruar që nga viti 2024, Rama tha se…

Lajme

24/11/2026 12:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se mos vendosja e bustit të heroit Adem Jashari në kryeqytet është pasojë e, siç ka thënë ai, bllokadave nga niveli qendror.Pas përurimit të rrugës “Frank G Ëisner” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, i pyetur për vendosjen e bustit, të paralajmëruar që nga viti 2024, Rama tha se komuna ka përfunduar të gjitha procedurat, porse projekti i nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani” mbetet i bllokuar tash e dy vjet.

Megjithatë Rama nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së një lokacioni tjetër për vendosjen e bustit të Adem Jasharit teksa drejton kritika të ashpra në drejtim të qeverisë.

“Ne e kemi kryer, e kemi përfunduar të gjithë procesin, e dini që rruga Agim Ramadani, ku e kemi nënkalimin, ku faktikisht kemi mbetur vetëm me nënshkrua kontratën për ta krijuar nënkalimin. E kemi të bllokuar tash e dy vite prej nivelit qendror. Për fat të keq të gjitha këto bllokada që i bënë niveli qendror, nuk na lënë as me i nderua as heronjtë tanë e më të dashurit tanë.. Ndoshta kur t’i heqim nga Qeveria këta njerëz që po sabotojnë këtë vend, atëherë merr epilog, përndryshe duhet ta gjejmë një alternativë një vend tjetër”, tha Rama.