Facebook gjobitet 5 miliardë dollarë

Komisioni Federal për Tregti(FTC) ka aprovuar një gjobë prej 5 miliardë dollarëve ndaj Facebook për shkak të një skandali për ruajtjen e privatësisë të quajtur Cambridge Analytica. Këtë lajm e ka zbuluar Uall Street Journal.

Auto & Tek

14/07/2019 23:47

Kjo është gjoba më e madhe e vënë ndonjëherë nga FTC ndaj një kompanie teknologjike. Gjoba më e madhe ndonjëherë kishte qenë 22.5 milionë dollarë ndaj Google.

Gjithsesi kjo është vetëm 9% nga përfitimi total i Facebook në vitin 2018.

FTC ka gjobitur Facebook’un për shkak se kishte kontraktuar kompaninë Cambridge Analytica, që është firmë politike, duke lejuar qasje në të dhënat e 87 milionë përdoruesve.

FTC dhe Facebook nuk kanë dhënë komente të mëtejme rreth kësaj çështje.

Kongresmenët kishin kërkuar një gjobë edhe më të madhe, andaj ka pasur pakënaqësi rreth këtij vendimi.