Facebook është duke ndërmarrë ‘hapa agresivë’ për të hequr tregimet e rreme për 5G

Facebook thotë se ka filluar të heqë tregimet që lidhin koronavirusin me 5G, por vetëm nëse ato do të shkaktojnë dëm fizik.

Auto & Tek

07/04/2020 14:33

Përkufizimi i dëmtimit fizik në Facebook përfshin raste të postimeve që përfshijnë pretendime të rreme për shërime, trajtime ose vendndodhjen dhe ashpërsinë e shpërthimit, transmeton lajmi.net.

Kompania po heq gjithashtu postimet që inkurajojnë njerëzit të sulmojnë kullat e 5G-s.

Teoria e cila sugjeron që koronavirusi është disi i lidhur me qarkullimin e 5G, është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale ditët e fundit, pasi ishte amplifikuar nga një seri postimesh virale, dhe një peticion mjaft i popullarizuar. /Lajmi.net/