Facebook e konfirmon: Rregullohen të gjitha problemet në rrjetet sociale

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë përjetuar ndërprerje të konsiderueshme, përkatësisht për dy orë rresht.

Auto & Tek

14/04/2019 20:34

Mijëra njerëz kanë regjistruar ankesa në faqen e internetit downdetector.com, me ata që përdorin faqen kryesore të Facebook dhe aplikacionin që ka probleme me ngarkimin e ballinës dhe madje edhe hyrjen në rrjetin social, transmeton lajmi.net.

Facebook Messenger dhe WhatsApp, që të dyja aplikacionet nuk arritën të dërgonin dhe të merrnin mesazhe, dhe përjetuan probleme të tjera në lidhje.

Njoftimet në Instagram gjithashtu kishin vështirësi në ngarkim dhe përditësim.

Një zëdhënës nga radhët e kompanisë i tha Sky News se “më herët sot, disa përdorues mund të kenë përjetuar probleme me lidhjen në aplikacione. Problemi është zgjidhur tashmë, na vjen keq për çdo shqetësim”.

Të gjitha aplikacionet dhe shërbimet janë në pronësi dhe të gjigantit të rrjeteve sociale ‘Facebook’, që pothuajse para një muaji përjetoi probleme për një ditë rresht. /Lajmi.net/