‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ përballen me probleme

Ndonëse nuk ka pasur ndonjë qëndrim zyrtar të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook kanë hasur në probleme 24 orët e fundit.

Auto & Tek

04/08/2019 21:05

Në lidhje me një gjë të tillë janë shprehur edhe përdoruesit e këtyre dy shërbimeve, ankesat e të cilëve janë parë në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit ankohen se nuk kanë mundur të postojnë fotografi dhe të lënë komente përgjatë tërë ditës në Facebook.

Gjithashtu, me këtë problem të njëjtë po përballet edhe ‘Instagram’.

Faqja ‘Downdetector’ thekson se problemi është i theksuar veçanërisht në SHBA dhe Britani të Madhe, por thotë se ka prekur edhe përdoruesit nga e gjithë bota. /Lajmi.net/