Fabrika e foshnjave në Kinë, tmerr edhe për sy

Policia kineze para ca kohësh në provincën Shandong në Kinën lindore ka hasur në një “fabrikë” të foshnjave. Aty shkojnë shtatzënat, të cila shesin fëmijët e tyre të porsalindur, ndërsa njerëzit që menaxhojnë këtë fabrikë tmerri foshnjat i ushqejnë me mbeturina ushqimesh.

Bota

15/01/2015 19:49

Aty momentalisht gjenden  37 foshnje, shtatë janë të infektuar me sëmundjen e Aids dhe sëmundje tjera seksuale, mirëpo asnjë nga ato foshnje nuk është e shëndetshme. Shtatzënat që shkojnë aty për të lindur paguhen të mbajnë shtatzëninë, kurse kompensimin monetar e marrin pas lindjes.

“Kushtet në fabrikë janë johigjienike dhe plotësisht jo të përshtatshme për foshnjat e porsalindura, të cilat ndahen nga nënat e tyre menjëherë pas lindjes”, njoftoi policia.

Në fabrikë policia ka hasur në 103 persona që menaxhojnë me atë që nga drejtori i Ministrisë së sigurisë pubike dhe luftës kundër trafikimit me njerëz, Qen Shigu e quajti formë e re e trafikimit të foshnjave.

“Në disa raste kriminelët i gjejnë shtatzënat dhe iu paguajnë para të majme për foshnjat, kurse në rastet e tjera ata japin para për të mbetur shtatzëna”, tha Shigu.

Shtatzënat të cilat lindin djem fitojnë nga 6,000-9000 euro, derisa nënat e foshnjave  vajza marrin shuma më të vogla parash.

Sipas ligjeve kineze, trafikantëve me foshnja iu kanoset dënimi me vdekje.