Everton bën ofertë për mbrojtësin e Arsenalit

Everton i ka bërë një ofertë Arsenalit për të marrë mbrojtësin, Ainsley Maitland-Niles në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sport

30/08/2021 12:40

Oferta përfshin një mundësi për të blerë mbrojtësin e djathtë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.

Bisedimet do të vazhdojnë mes dy klubeve për të gjetur një dakordim.

Maitland-Niles ka qenë në mesin e një numri lojtarësh që Arsenali është i gatshëm t’i lërë të shkojnë këtë verë. Ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim në West Brom. /Lajmi.net