Eurozona mbështet reformat e propozuara greke

Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar reformat e propozuara nga Greqia, të cilat janë kusht për t’ia zgjatur paketën e shpëtimit.

Bota

24/02/2015 17:41

“Procedurat kombëtare për zgjatjen e programit për Greqinë mund të fillojnë”, ka thënë eurokomisari Valdis Dombrovskis, përmes një postimi në Twitter, transmeton REL.

Parlamentet në disa vende anëtare të eurozonës do të votojnë tani veç e veç për t’ia zgjatur ose jo ndihmën Greqisë edhe për katër muaj.

Një tjetër komisionar, Pierre Moscovici ka thënë se kriza e menjëhershme është shmangur.

Masat e propozuara nga Greqia përfshijnë plane për luftimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e kontrabandës me karburante dhe duhan.