Europa League sonte me vetëm një ndeshje – Arsenal pret PSV

Sonte zhvillohet vetëm një ndeshje në Europa League. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin evropian për klube, Europa League shfaq sonte një ndeshje. Arsenal dhe PSV Eindhoven zhvillojnë takimin e tyre që ishte planifikuar për tjetër datë, por që shtyhej për ditën e sotme, shkruan lajmi.net. ‘Gunners’ vinë në këtë përballje me një…

Sport

20/10/2022 08:10

Sonte zhvillohet vetëm një ndeshje në Europa League.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin evropian për klube, Europa League shfaq sonte një ndeshje.

Arsenal dhe PSV Eindhoven zhvillojnë takimin e tyre që ishte planifikuar për tjetër datë, por që shtyhej për ditën e sotme, shkruan lajmi.net.

‘Gunners’ vinë në këtë përballje me një formë të shkëlqyer si në Premier League, ashtu edhe në vet Europa League, ku kanë marrë tri fitore në tri ndeshje.

PSV Eindhoven në anën tjetër ka dy fitore dhe një barazim. Ndeshja direkte përcakton shumëçka për pozitën e parë.

Ndeshja mes Arsenal dhe PSV Eindhoven luhet me fillim nga ora 19:00. /Lajmi.net/