EULEX respekton vendimin për Limajn

Kryeprokurori i EULEX’it, Jonathan Ratel, ka thënë se Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të Gjykatës për Rastin “Kleçka”.

Lajme

17/09/2013 16:22

Misioni Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se pranon Aktgjykimin ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Në reagim ndaj vendimit të rastit “Kleçka”, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX’i, Jonathan Ratel, ka thënë se Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të Gjykatës.

“Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës”.

“Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë”.

“Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për t’u ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK’së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar”.