Eto’o në bisedime me Ajaxin

Sulmuesi i mirënjohur Samuel Eto’o është në bisedime me Ajax Amsterdamin, rreth mundësisë së transferimit në klub, ka njoftuar drejtori Marc Overmars.

Sport

09/08/2014 09:56

Drejtori i Ajaxit, Marc Overmars ka konfirmuar se klubi është në bisedime me ish sulmuesin e Chelseas, Samuel Eto’o, rreth mundësisë së transferimit të tij te gjiganti nga Amsterdami.

Eto’o është aktualisht futbollist i lirë pas largimit nga Stamford Bridge në skadim të kontratës së tij.

Dhe, deri më tani ai ka zhvilluar negociata me disa klube angleze përfshirë Queens Park Rangers, West Ham dhe Sunderland, që megjithatë nuk arritën të përmbushin kërkesën e lartë të futbollistit për pagë prej 120 mijë funte në javë.

Tani, Overmars ka konfirmuar se Ajax është në bisedime me të por pa dashur të komentojë rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes.