“Etiketat e vjetra, mbulohen me çmimet e larta” – Prindi nga Gjilani ankohet se çmimet e librave po ndryshohen, Gjuha Shqipe nga 3.50, shkon në 4 euro

Një prind nga Gjilani ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve të librave shkollorë në një nga libraritë lokale, duke akuzuar shitësit se po përfitojnë në kurriz të nxënësve dhe familjeve të tyre. Sipas tij, librat po shiten me çmime të fryra, përfshirë edhe librin e Gjuhës Shqipe, që sipas çmimit origjinal kushton 3.50 euro,…

Lajme

03/09/2025 22:00

Një prind nga Gjilani ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve të librave shkollorë në një nga libraritë lokale, duke akuzuar shitësit se po përfitojnë në kurriz të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Sipas tij, librat po shiten me çmime të fryra, përfshirë edhe librin e Gjuhës Shqipe, që sipas çmimit origjinal kushton 3.50 euro, por në librarinë “Abetarja” në Gjilan po shitet me 4 euro – pasi etiketa e vjetër mbulohet dhe mbi të vendoset një tjetër me çmim më të lartë, raporton lajmi.net

“Mos i vidhni prindërit, mos u bëni milionerë me paret e nxënësve për libra”, ka deklaruar ai për Lajmi.net, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të ndaluar këtë praktikë të paligjshme.

Ai ka bërë të ditur se ka blerë 13 libra shkollorë për gjithsej 50 euro, dhe posedon kuponin fiskal, që dëshmon çmimet e rritura të librave të blerë./Lajmi.net/