Essien në Milan
Milan ka bërë përforcimin e parë për trajnerin e ri Clarence Seedorf. Gjiganti italian ka marrë aprovimin nga Chelsea, për transferimin e mesfushorit Michael Essien, i cili do të transferohet në San Siro menjëherë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport. Reprezentuesi ganez do të nënshkruajë kontratë…
Sport
Milan ka bërë përforcimin e parë për trajnerin e ri Clarence Seedorf.
Gjiganti italian ka marrë aprovimin nga Chelsea, për transferimin e mesfushorit Michael Essien, i cili do të transferohet në San Siro menjëherë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Reprezentuesi ganez do të nënshkruajë kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2015.
Fillimisht raportohej se Essien do të vijë në Milan në formë huazimi mirëpo gjiganti londinez ka vendosur ta shesë atë tek Rossonerët.
“Çdo herë vjen një mundësi e mirë ose për ne ose për një futbollist, para Kampionatit botëror, që të luajë me vazhdimësi, andaj mund të largohet”, deklaroi sot menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho gjatë një konference për shtyp.