ESPN: Transferimi i Messit te PSG është punë e kryer

Leo Messi duket se karrierën do ta vazhdojë në Francë.

Sport

08/08/2021 13:12

Messi sot i dha lamtumirën e fundit Barcelonës në konferencën e tij për shtyp, transmeton lajmi.net.

Futbollisti pritet së shpejti të zyrtarizohet si përforcimi i PSG-së.

Sipas ‘ESPN’, çështja e transferimit të sulmuesit te gjiganti francez është punë e kryer.

Madje mediumi ka bërë të ditur se argjentinasi sot ose nesër do të kryej testet mjekësore, më pas do të zyrtarizohet si lojtari i ri i Paris Saint- Germain.

34-vjeçari u largua nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrim, me shumë suksese e emocione. /Lajmi.net/