”Është mira ta shohësh Ronaldon të zemëruar”

Mesfushori i Hellas Verona, Miguel Veloso thotë se ishte "e bukur" kur skuadra e tij mundi Juventusin këtë sezon sepse kjo e bëri të zemëruar Cristiano Ronaldon.

Sport

08/04/2020 14:55

33-vjeçari udhëhoqi skuadrën e tij në një fitore 2-1 në shtëpi ndaj kampionëve të Serisë A në fillim të shkurtit të këtij viti, skuadër në të cilën luan edhe kosovari Amir Rrahmani.

Ndërsa ishte Bianconeri që morën epërsinë në pjesën e dytë falë një goli nga Ronaldo, Fabio Borini dhe Giampaolo Pazzini shënuan për nikoqirët për të fituar ndeshjen në fund, transmeton lajmi.net.

“Emocionet e mposhtjes së Cristiano Ronaldo? E bukur, sepse unë e njoh atë dhe e di se atij nuk i pëlqen të humbasë”, tha ai në një pytje në Instagram.

“Të shohësh atë të zemëruar ishte mjaft e bukur, edhe sikur të bisedonim pas lojës”. /Lajmi.net/