Është hapur “Universitetii i Pornografisë” për ata që aspirojnë këtë profesion (Video)

Aktori i filmave pornografik, Rocco Siffredi, ka lansuar "Universitetin e pornografisë".

ShowBiz

09/10/2015 10:30

A keni menduar ndonjëherë për anën akademike të filmave pornografik dhe se çfarë në të vërtetë kërkohet për tu bërë një yll i këtyre filmave?

Epo, falë “Italian Stallion” një grup i njerëzve që aspirojnë të bëhen aktorë të këtyre filmave, duken të gatshëm që të diplomojnë në këtë drejtim, e krejt kjo është meritë e Rocco Siffredit, transmeton lajmi.net.

Duke i dhuruar grupit dhe duke i njoftuar ata me të gjitha njohurit që i ka fituar përgjatë viteve të tij si aktor i filmave pornografik, e që ka realizuar për më shumë se 1300 filma, “Siffredi Hard Academy” është një reality show që do të përpiqet të dokumentoj trajnimet e aktorit.

YouTube player

Portali Italian, Perfil, raporton se si aktori është i etur ti tregoj metodat dhe punën e tij si dhe thekson se ky show nuk do të skriptohet.

Ai i ka siguruar lexuesit duke thënë se: “Unë kam një jetë normale, ndoshta për shumicën duket si një jetë shumë normale. Unë nuk harroj se nga vie. Fama nuk më ka bërë që të humb kontaktin tim me realitetin.”

Nga mijëra individë që kanë aplikuar, Siffredi ka arritur ti pranoj vetëm 21 studentë, 7 femra dhe 14 meshkuj, ku ai do ju mbajë testime të ndryshme, përfshirë edhe pozicione të ndryshme, si dhe teknika të recitimit në mënyrë që ti bëjë ata aktor të filmave pornografik që kanë vetëbesim të madh, e që do jenë yjet e të ardhmes. /Lajmi.net