Escobar përfundon mandatin për Ballkanin, Hovenier: Isha i nderuar të punoj me të

Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka përfunduar tashmë mandatin e tij në këtë detyrë. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i ka uruar Escobarit gjitha të mirat në detyrën e tij të ardhshme, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin. “Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i…

Lajme

16/05/2024 11:56

Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka përfunduar tashmë mandatin e tij në këtë detyrë.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i ka uruar Escobarit gjitha të mirat në detyrën e tij të ardhshme, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj gjithë të mirat në detyrën e tij të ardhshme. Kam pasur nderin të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. I shpreh falënderimet e mia për përkushtimin e tij të palodhur në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bisede virtuale me gazetarë gjatë javës së kaluar, tha se në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij.

Ai shtoi se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë: