​Erza Muminoviq në luftë për medaljen e bronztë në Taranto 2026

Erza Muminoviq është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Xhudistja kosovare ka kaluar me sukses luftën e dytë të repasazhit, duke e mposhtur me Ippon algjerianen Rahma Ghalima. Pas këtij triumfi, Muminoviq ka siguruar luftën për medaljen e bronztë, ku do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez Salvador. Erza do…

Sport

28/08/2026 15:04

Erza Muminoviq është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka kaluar me sukses luftën e dytë të repasazhit, duke e mposhtur me Ippon algjerianen Rahma Ghalima.

Pas këtij triumfi, Muminoviq ka siguruar luftën për medaljen e bronztë, ku do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez Salvador.

Erza do të kërkojë edhe një fitore në përballjen vendimtare, me synimin për të siguruar një medalje për Kosovën në Taranto.