Vendimi i Speciales, Vuçiq i shqetësuar: Thaçin do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Duke i thirrur në informacionet që ka, ai ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet aq sa do t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim. Ai ka tentuar sërish të viktimizohet. “Kjo nuk përfundon këtu, sepse,…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke i thirrur në informacionet që ka, ai ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet aq sa do t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim.
Ai ka tentuar sërish të viktimizohet.
“Kjo nuk përfundon këtu, sepse, sipas informacioneve që kam, më 16 shtator është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit. Sipas asaj që kam mësuar, do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për pjesën tjetër do të shpallet i pafajshëm. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Ju serbët jeni fajtorët e vetëm’”, ka deklaruar Vuçiq, raporton Blic.