Erdogan i dhuron Vuçiqit biçikletë (FOTO)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan mbrëmë kanë shkëmbyer dhurata.
Lajme
Erdogan i ka dhuruar Vuçiqit një biçikletë, në të cilën shkruante “Aleksandar Vuçiq” dhe një shah, ndërsa Vuçiq i dha atij një qilim dhe librin “Serbia nga mollë e artë”.
Dy presidentët dhe ministrat e të dyja vendeve nënshkruan dje në Beograd 12 marrëveshje, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.