Erdogan: Dua të ndërtoj një të ardhme të re

Recep Tayyip Erdogan ka festuar fitoren e tij, në zgjedhjet e para presidenciale në Turqi me votë të drejtpërdrejtë.

Bota

11/08/2014 14:24

Ai ka thënë se fitorja e tij e fillon edhe një epokë të re për Turiqinë. Duke ju drejtuar mbështetësve të tij, nga balloni i selisë së partisë së tij AK Party në Ankara, Erdogan ka thënë se fitoja e tij është fitore e të gjithë turqve.

“Nuk do të jem president vetëm i personave që më votuan  por unë do të jem president i 77 milionë banorëve”.

“Sot kombi ynë fitoi edhe njëherë sot demokracia fitoi përsëri. Ata që nuk më votuan kanë fituar po aq sa ata që më kanë votuar, ata që nuk më duan kanë fituar po aq sa ata persona që më duan”.

“Unë dua të ndërtojë një të ardhme të re, me një mirëkuptim dhe një pajtim shoqëror duke bërë që dallimet tona të jenë pasuri për dhe duke vënë në dukje jo dallimet tona por vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë Ergodan.

Erdogan që prej vitit 2003 është në krye të Qeverisë turke. Ai do ta marrë dhe zyrtarisht postin e presidentit më 28 gusht, post të cilin dëshiron që nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese ta bëjë më të rëndësishëm. Por për këtë gjë ai ka mjaft kritika nga opozita turke.