Erdogan dhe Rama në Prishtinë

Në Aeroportin e Prishtinës ka arritur në këto çaste Kryeministri, Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të marrë pjesë në inaugurimin e terminalit të ri të Aeroportit “Adem Jashari”. Ai është pritur me nderime të larta nga Kryeministri Thaçi

Lajme

23/10/2013 09:57

(E plotësuar 11:26)

Në Aeroportin e Prishtinës, ka arritur edhe Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Posa ka dalë me avionit special me të cilin ka arritur nga Truqia, ai është përshëndetur ngrohtë me Kryeministrin Thaçi, me të cilin është përqafuar.

Në takimet e mëhershme ata e kanë quajtur njëri-tjetrin mik e vëlla.

 

Arrin Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me nderime të larta në Aeroportin e Prishtinës. Ai është nderuar nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashkë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, ai ka parakaluar para pjesëtarëve të Gardës, të cilët janë rreshtuar për të nderuar atë dhe Kryeministrin e Truqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilët do të marrën pjesë në ceremoninë e inaugurimin e Terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës.

Lajmi.net do të sjell live nga Aeroporti i Prishtinës ceremoninë e organizuar me rastin e inaugurimit të terminalit të ri “Adem Jashari”, investim i konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, të cilit i është dhënë aeroporti me koncesion në vitin 2010, për një periudhën 20 vjeçare.