Era pak pushim në Kosovë, ‘Bonbon’ vazhdon me suksese (FOTO)

Era Istrefi ka publikuar një fotografi vërtetë artistike.

ShowBiz

17/06/2016 19:53

Këngëtarja që po bën bujën në Evropë, Era Istrefi po qëndron në vendlindje këto ditë.

Era po përgatitë këngë të reja, tashmë për tregun ndërkombëtar me kompaninë e njohur “Ultra Music”, ndërsa ka marrë pak pushim pikërisht në Kosovë.

Era ka shpërndarë një fotografi të bukur të saj me një çadër teksa po binte shi, ndërsa ka dalë nga vetura luksoze në natyrë.

Është mësuar se Era po xhiron videoklipin e ri në Gjermani, ndërsa në anën tjetër, superhiti i saj ‘Bonbon’ ka arritur 70 milionë klikime./lajmi.net