Liderët botërorë dënojnë sulmin në SHBA, urojnë shëndet për Trump-in

Liderët botërorë kanë reaguar pas incidentit me të shtëna në “Darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë” në Uashington, duke dënuar dhunën. Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se e dënon përpjekjen për agresion ndaj Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, shkruan CNN. Ndërkohë, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, theksoi…

Bota

26/04/2026 10:32

Liderët botërorë kanë reaguar pas incidentit me të shtëna në “Darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë” në Uashington, duke dënuar dhunën.

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se e dënon përpjekjen për agresion ndaj Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, shkruan CNN.

Ndërkohë, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, theksoi se “dhuna nuk duhet të jetë kurrë përgjigjja”, duke u uruar shëndet presidentit amerikan dhe Zonjës së Parë.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, u shpreh se dhuna politike nuk ka vend në demokraci dhe se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit nga ky incident.

Reagime të ngjashme erdhën edhe nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të cilët shprehën mbështetje për Trump.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci dhe duhet të dënohet pa mëdyshje,” deklaroi Modi.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cilësoi incidentin si një “sulm të rëndë”, duke shtuar se është inkurajuese që oficeri i forcave të rendit i plagosur gjatë sulmit është jashtë rrezikut dhe në rikuperim.