Trump në një moment human: Ngushëllon Grenellin për vdekjen e nënës, pavarësisht atentatit

Pavarësisht se ishte shënjestër e një tjetër tentim-atentati në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump, ka gjetur kohën për të kryer një bisedë personale me Richard Grenell. I dërguari special për misione të veçanta, bëri të ditur se Trump e kontaktoi menjëherë pas ngjarjes dramatike, për t’i shprehur ngushëllime Grenellit për vdekjen e nënës së tij.…

Bota

26/04/2026 10:36

Pavarësisht se ishte shënjestër e një tjetër tentim-atentati në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump, ka gjetur kohën për të kryer një bisedë personale me Richard Grenell.

I dërguari special për misione të veçanta, bëri të ditur se Trump e kontaktoi menjëherë pas ngjarjes dramatike, për t’i shprehur ngushëllime Grenellit për vdekjen e nënës së tij.

“Presidenti i ShBA-së, ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte, por ai më telefonoi pikërisht tani për të parë se si isha pasi nëna ime vdiq të mërkurën”, ka shkruar Grenelli në X.

Ndërkohë i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë është arrestuar, derisa Trump dhe Zonja e Parë, por edhe i gjithë stafi janë mirë.

No description available.