Era Istrefi lajmërohet nga studioja, po përgatit hitin e ri

Artistja e njohur, Era Istrefi, është duke kaluar shumë kohë në studio. Pas një vere të ngjeshur me koncerte gjithandej ku flitet shqip, ylli i muzikës tani i ka përvjelë mëngët për të krijuar hite të reja. Ajo po qëndron me orë të gjata në studio, duke punuar në projekte muzikore që ende nuk dihet…

ShowBiz

07/10/2026 08:45

Artistja e njohur, Era Istrefi, është duke kaluar shumë kohë në studio.

Pas një vere të ngjeshur me koncerte gjithandej ku flitet shqip, ylli i muzikës tani i ka përvjelë mëngët për të krijuar hite të reja.

Ajo po qëndron me orë të gjata në studio, duke punuar në projekte muzikore që ende nuk dihet se kur do të pushtojnë top-listat.

Era ka postuar video nga studioja, ku në sfond shihet një “artileri” kompozimi për këngë.

Mbetet të shihet se çka po punon Era për fansat e muzikës së saj.