“Era e zgjedhjeve po ndihet qartë”, Tahiri: Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut si pikë e parë e rendit të ditës, ky është kalkulim elektoral
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me ditën e djeshme, saktësisht mbledhjen e kryesisë. Ai ka thënë se dje ishte një ditë dinamike, dhe mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhjeve, shkruan lajmi.net. “Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me ditën e djeshme, saktësisht mbledhjen e kryesisë.
Ai ka thënë se dje ishte një ditë dinamike, dhe mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.
“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale”, ka shkruar Tahiri.
Për proceset që i ka quajtur formale, si intervistimi për Gjykatën Kushtetuese dhe kandidatët për KGJK-në ka njoftuar se po vazhdojnë.
“Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për Legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se kur i sheh bashkë bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja por pozicionimi politik.
“Era e zgjedhjeve po ndihet qartë”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: