Epopeja e Dukagjinit, vëllai i dëshmorit: Nuk ka ardhur kush kurrë të ma hap derën, të më thotë si janë ata fëmijë që i la pas e si jetojnë

Sot 28 vjet më parë u dëgjuan krisma armësh, por sot 28 vjet pas në Gllogjan erdhën qytetarë, bashkëluftetarë e familjarë të dëshmorëve për të nderuar dhe kujtuar Epopenë e Dukagjinit. Dyertë e kullave të familjes Haradinaj ishin hapur edhe sot për të pritur dashamirë e bashkëluftëtarë. Ushtari i Brigadës 137, Gëzim Daka thotë se…

Lajme

24/03/2026 16:13

Sot 28 vjet më parë u dëgjuan krisma armësh, por sot 28 vjet pas në Gllogjan erdhën qytetarë, bashkëluftetarë e familjarë të dëshmorëve për të nderuar dhe kujtuar Epopenë e Dukagjinit.

Dyertë e kullave të familjes Haradinaj ishin hapur edhe sot për të pritur dashamirë e bashkëluftëtarë.

Ushtari i Brigadës 137, Gëzim Daka thotë se Dukagjini ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e vendit, pavarësisht nga mosha e re e shumë luftëtarëve në atë kohë.

Edhe pse dukeshin në moshë të re Dukagjini për Kosovën ka dhënë shumë vetë fakti qe gjendemi sot do të thotë që lirinë e kemi fituar më shumë

Mund me shumë djemë që kemi nëpër trojat tona që kemi dhënë liria është e shtrenjtë ishalla do e gëzojmë. 24 marsi është datë e cila e qoi në këmbë gjithë kombin duke filluar edhe djemtë e rinj që të mos pritojnë”, tha ai.

Bashkëluftëtari tjetër, Uran Luzha, tregon se kjo ngjarje sjell çdo vit emocione të veçanta dhe kujtime nga ditët e para të organizimit dhe mobilizimit.

“Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit është gjithmonë kujtime që na mbjellin për ne prej ditës kur ka filluar. Dhe ne prej ditëve dhe muajve në vijim kemi filluar prej qytetit të Gjakovës, kemi filluar mobilizimin këtu. Është një ndjenjë festive dhe është një përkujtim për këta që ranë dhe për ne të gjallët dhe invalidët… Nuk mund të them plotësisht, por në përgjithësi pasi që jemi të lirë, pasi frymojmë shqip, ai është edhe qëllimi ynë që kemi arritur”, tha ai.

Zymer Islami, vëllai i dëshmorit Xhavit Islami i varrosur në kompleksin memorial në Gllogjan, konsideron se institucionet shtetërore është dashur të punojnë më shumë për vendin.

Ai ankohet se megjithëse rriti fëmijë dëshmori asnjëherë askush nuk ia zgjati dorën për ndihmë.

“Kanë bërë sa kanë bërë, por jo edhe aq sa duhet. Kanë mundur të bëjnë edhe më. Shumë tash pas 26 vjetësh kur më është vrarë vëllai nuk ka ardhur kush me ma hap derën se djali ka lënë gruan, djalin e vajzën. Nuk ka ardhur kush kurrë me ma hap derën të më thotë si janë ata fëmijë e si jetojnë”, tha ai.

Sot bëhen 28 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që njihet si “Epopeja e Dukagjinit”.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.