Epërsia e Portugalisë

Portugalia mposhti Suedinë me rezultat minimal 1:0, në duelin e tyre të parë në kuadër të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, falë golit nga ylli kryesor i ekipit, Cristiano Ronaldo. Në përballjen që ishte konsideruar si një ballafaqim i drejtpërdrejtë mes Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovicit, në fund – edhe pse duhet të zhvillohet…

Sport

15/11/2013 21:34

Portugalia mposhti Suedinë me rezultat minimal 1:0, në duelin e tyre të parë në kuadër të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, falë golit nga ylli kryesor i ekipit, Cristiano Ronaldo.

Në përballjen që ishte konsideruar si një ballafaqim i drejtpërdrejtë mes Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovicit, në fund – edhe pse duhet të zhvillohet edhe dueli i kthimit të martën – festoi ylli portugez.

Në pjesën e parë Suedia kërcënoi dy herë mjaft seriozisht portën e portugezëve, por nuk pati gola.

Kurse, në pjesën e dytë vendasit e përmirësuan lojën e tyre dhe u hodhën më tepër në sulm për qka u shpërblyen në minutën e 82-të kur me kokë shënoi Ronaldo.

Portugalia ka epërsinë minimale, por puna ende nuk është kryer.