Enrique zbulon se Spanja është shumë e motivuar për ndeshjen ndaj Italisë
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enriqu ka thënë se mezi pret të përballet me Italinë dhe ka zbuluar se lojtarët janë shumë të motivuar.

Sport
Italia do përballet me Spanjën në “San Siro”, tre muaj pas fitores së “Azzurëve” ndaj “Furisë së Kuqe”, transmeton lajmi.net.
Enrique tha se ishte aktraktive edhe ndeshja e parë, derisa është gati për ndeshjen e dytë.
“Ishte atraktive më herët në Euro, tani luajmë ndaj Italisë në Itali në top katër të Ligës së Kombeve”.
“Është garë që do donim ta fitonim dhe do jetë e çuditshme përballja ndaj kampionit të Evropës”.
“Do jetë ndeshje interesante, të shohim çfarë lloj paraqitje mund të krijojmë ndaj Italisë. Nuk të duhet më shumë motivim. Mezi pres për ndeshjen”.
“Padyshim, stili i Italisë është ndër më të mirat në rrethinë dhe jam i sigurt se do jetë interesante të shohim prapë”, deklaroi ai për UEFA-në.
Ndërkohë, përballja mes Italisë dhe Spanjës zhvillohet këtë të mërkurë në “San Siro”./Lajmi.net/