Enrique: Kujdes nga Sevilla
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka paralajmëruar futbollistët e tij që të kenë kujdes nga Sevilla, në ballafaqimin e së shtunës.
Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret ndaj Sevillas të shtunën.
Por, ai është optimist për rezultat pozitiv.
“Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar, por jam optimist kur shoh futbollistët e mi dhe formën e tyre”, u shpreh ai në konferencë për shtyp.
“Nuk nënshkruaj për një barazim. Një barazim për ne nuk është kurrë rezultat i mirë. Duhet të japim maksimumin që të fitojmë titullin, dhe kjo nënkupton se duhet ta mposhtim Sevillan”, theksoi ai.