Enrique: Festë, sa herë që humb Barcelona
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka insistuar se ekziston një numër i madh i kritikëve që mezi presin të festojnë ndonjë rezultat të dobët të skuadrës së tij.
Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka reaguar ashpër ndaj të gjithë kritikëve të skuadrës së tij.
Ai ka pranuar se është duke punuar në një ambient mjaft të tensionuar.
“Sa herë që humbim ose barazojmë, njëjtë, festë. Kjo javë nuk është më e qetë se të tjerat”, deklaroi Enrique në konferencë për shtyp.
Ndër të tjera, ai injoroi duelet e ardhshme me Atletico Madridin në çerekfinalen e Copa del Rey, si dhe nuk deshi të komentojë eliminimin e Real Madridit. “Më intereson vetëm dueli me Deportivon. Më intereson vetëm skuadra ime”, u shpreh ai.