Enis Bardhi fiton një çmim të rëndësishëm në Maqedoni

Enis Bardhi është zgjedhur lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë nga federata e këtij vendi.

Sport

03/12/2017 22:15

Djaloshi shkupjan që paraqitet në radhët e Levantes, po përmbyll një vit me plot suksese, duke fituar një vend në përfaqësuesen e Maqedonisë e po ashtu duke shkëlqyer në La Liga.

“Fillimisht falënderojë Zotin që më dha këtë mundësi që unë të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim”, deklaroi fillimisht Bardhi.

“Gjithashtu falënderoj edhe familjen time që gjithnjë më jep forcë, ndërsa ky çmim nga ana e FFM-së më jep motiv shtesë që të vazhdojë me sukseset e mia. Ishte ky një vit shumë i mbarë, duke filluar që nga përfaqësuesja U21”./Lajmi.net/