Ende s’ka rinovuar me Realin, AC Milani nis bisedimet për transferimin e Sergio Ramosit

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos ndoshta në edicionin e ardhshëm do jetë pjesë e AC Milanit.

Sport

06/11/2020 23:43

“Rosonerët” janë të interesuar për spanjollin, i cili mund t’iu motivojë lojtarët e rinj ekipit me anë të eksperiencës së tij, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që është duke luajtur titullarë në fanellën e “Los Blancos”, Ramos ende s’ka pranuar ndonjë kontratë të re apo të nis negociatat për të rinovuar.

Nga kjo situatë ka përfituar drejtori sportiv Paulo Maldini, që ka nisur bisedimet për ta bindur Ramosin t’i bashkohet skuadrës së madhe italiane.

Problemi kryesor për shtatë herë kampionin e Evropës do jetë paga e lojtarit, që fiton hiq më pak se 17 milionë euro për çdo edicion./Lajmi.net/