Emrat më të çuditshëm që të famshmit ua kanë vënë fëmijëve

Shumë personazhe të famshëm viteve të fundit janë bërë prindër për herë të parë.

ShowBiz

03/05/2018 23:28

Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian janë tro motrat e famshme që vetëm përbrenda këtij viti u bënë nëna për herë të parë.

Ata rrëmbejnë vëmendje sapo që jepet lajmi se janë bërë prindër për herë të parë.

Kureshtja më e madhe zgjohet për emrat e fëmijëve të tyre, që shpesh janë të çuditshëm.

Çifti Kim Kardashian kanë pagëzuar vajzën e tyre me emrin North West, që në shqip përkthehet veri-perëndim, teksa vajzën tjetër e kanë pagëzuar me emrin Chicago.

Në vazhdim, ju sjellim 18 emrat e çuditshëm të fëmijëve të të famshmëve.

  • Emri i vajzës së Kylie Jenner: Stormi (Stuhi) Webster.
  • Chicago West, emri i vajzës së Kim dhe Kanye.
  • Daye Colmic Lake (Liqeni Daye Colmic), djali i Jennifer Metcalfe.
  • Sir (Zotëri) dhe Rumi Carter, binjakët e Beyonce dhe Jay Z.
  • Bear (Ari) Payne, djali i Cheryl dhe Liam.
  • Saint (Shenjt) West, North (Veri) West, emrat e dy fëmijëve të tjerë të Kim dhe Kanye.
  • Tu Morrow (Nesër), vajza e aktorit Rob Morrow.
  • Jermajesty Jackson, djali i Jermaine Jackson.
  • Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay Z.
  • Rocky (I gurtë) dhe Sticker (Afishe), dy djemtë e Nicola McLean dhe futbollistit Tom Williams.
  • Djali i Barbara Harshey në fillim quhej “Free” (I lirë), derisa ai e ndryshoi vetë në “Tom”.
  • Denim dhe Diezel, dy djemtë e Toni Braxton.
  • Cash (Kesh) dhe London (Londër), dy djemtë e muzikantit Slash.
  • Poppy Honey (Mjaltë), Daisy (Margaritë) Boo, Petal Blossom (Lulëzim Petalesh), Buddy Bear (Mik Ari) dhe River Rocket (Raketë Lumi); pesë fëmijët e Jamie Oliver.
  • Pilot Inspektor dhe Casper Lee, dy djemtë e aktorit Jason Lee.
  • Apple (Mollë), vajza e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin.
  • Bronx Mowgli, djali i Ashlee Simpson dhe Pete Wentz.
  • Buebell Madonna (Madonna Zileblu), vajza e Geri Horner.