Emocionuese: Stafi mjekësor duartrokasin për foshnjën 4-muajshe që “mposhti” koronavirusin

Pamje nga momenti emocional kur punonjësit e spitalit duartrokitën një fëmijë katër muajsh, i cili ishte në ventilator pasi ishte infektuar me COVID-19, janë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Fun

06/04/2020 19:24

Vogëlushi, emri i të cilit nuk është zbuluar, raportohet se kontraktoi virusin dhe u shtrua në spital në 16 mars në Spitalin Rajonal të Malaga-s, raportojnë mediet spanjolle, transmeton lajmi.net.

Foshnja, e cila kërkoi ndihmë mjekësore, tani është larguar nga njësiti i kujdesit intensiv. Kësisoj, punonjësit mjekësor përshëndetjen largimin e vogëlushit me duartrokitje.

Në video shihen një turmë mjekësh, infermierësh dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor duke duartrokitur dhe duke brohoritur fëmijën të vendosur në një panel qelqi, derisa ventilatori i tij ishte hequr.

Jose Camacho, kreu i njësitit të kujdesit intensiv në spitalin spanjoll, tha që foshnja ishte përgjigjur mirë ndaj trajtimit dhe nuk kishte më nevojë për ventilator.

Burime zyrtare thanë që foshnja është në gjendje stabile dhe së shpejti do të dërgohet në një repart normal. /Lajmi.net/