Emocione të bukura/Beatrix surprizohet nga vëllai i saj

Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë Beatrix me njeriun e saj më të shtrenjtë.

ShowBiz

26/11/2021 23:40

Ajo është surprizuar nga vëllai i saj,Alban Ramosaj.

Sic shihet marrëdhënia e tyre është shumë e fortë.

Albani është ai që i jep kurajo duke i thënë asaj të jetë sa më e qetë dhe ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë.

Duket se kjo surprizë e ka lumturuar jashtëmase Beatrix duke ndarë dhe një përqafim të ngrohtë me vëllain e saj.