Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndryshojnë ditët e vikendit

Shteti i njohur pritet të bëjë disa ndryshime nga 1 janari i vitit 2022.

Fun

07/12/2021 18:21

Emiratet e Bashkuara Arabe do të zhvendosin fundjavën e tyre për të Shtunën dhe të Dielën duke filluar nga viti i ardhshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM, transmeton lajmi.net.

Shumica e vendeve arabe kanë fundjavë të Premten dhe të Shtunën, por kjo gjë tani do të ndryshojë në Emiratet e Bashkuara.

Vendi do të ketë një javë pune prej katër ditë e gjysmë, ndërsa fundjava fillon të premten pasdite dhe zgjat deri të dielën.

Sipas një postimi në WAM, fundjava më e gjatë synon “të rrisë produktivitetin dhe të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë”.

Ndryshimet do të fillojnë më 1 janar 2022 dhe do të zbatohen për entitetet e qeverisë federale. /Lajmi.net/