Eminemit i vdes babai, e kishte braktisur në fëmijëri dhe nuk u takuan kurrë 

Ka ndërruar jetë babai i reperit tuaj të preferuar, Eminem.

ShowBiz

26/06/2019 22:34

Babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers III, megjithatë ylli i repit shpesh rrëfeu për babanë në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.

Sipas TMZ, babai i Eminem vdiq në Fort Wayne, Indiana ndërsa nëpërmjet rrjeteve sociale fqinjët e tij treguan se vdiq pas një sulmi në zemër./Lajmi.net/