Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Emily Ratajkowski fotografohet rrugëve të New York me barkun e rrumbullakosur

10:31 | 14 Janar 2021

Modelja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Emily Ratajkowski, u fotografua rrugëve të New York City me barkun e rrumbullakosur, transmeton lajmi.net.

Ajo për mediat ka zbuluar se është në muajin e tretë të shtatzënisë. Emrata u pa e veshur me veshje dimërore pasi koha është e ftohtë në NYC.

Në pjesën e poshtme kishte zgjedhur një palë xhinse, flokët lëshuar modelja kishte vendosur syze dhe maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Pallton e saj ngjyrë krem e kishte kombinuar me një xhemper të bardhë, mbathur kishte një palë atlete.

Ndryshe, ajo është e martuar me Sebastian Bear-McClard dhe do bëhen prindër për herë të parë/Lajmi.net/