Ëmbëlsira me çokollatë dhe mjedra – Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje

Mos e lini pa provuar këtë ëmbëlsirë. Nuk ka nevojë as të ndizni furrën thjesht ndiqni udhëzimet.

Lifestyle

08/03/2021 11:06

Është e ftohtë, dhe mund ta pergatisni me frutin që ju pëlqen, por mjafton që ai mos të jetë i ëmbël shumë pasi duhet të bejë kontrast me çokollatën.

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Përbërësit për 7-8 persona:

350 g çokollatë e zezë

3 lugë qumësht

150 g biskota me gjalpë ose ato që keni

120 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi

120 g sheqer pluhur

1 bustinë vanilje

mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në banjëmari, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.

E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.

2. Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën, kur ajo të jetë vakur fare.

3. Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine, hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem. E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit.

E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer ose dhe 5-6 orë. E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë. /Lajmi.net/