Elshani i PDK-së, kryetarit të Zyrës për Certifikim: Nuk do të mund të fshihesh nga përgjegjësia ligjore

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Arianit Elshani i ka dhënë kryetarit të Zyrës për Certifikim të kandidatëve Yll Buleshkaj se e ka shkelur ligjin.

Lajme

22/01/2021 18:26

Elshani  bëri këto deklarata duke iu referuar rekomandimit të Zyrës për Certifikim të kandidatëve që sot tha se të gjithë kandidatët në listat përkatëse që janë dërguar në KQZ duhet të certifikohen, duke përfshirë edhe ata që bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se ata që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen për deputetë, shkruan lajmi.net.

Elshani tha se Buleshkaj s’mund të fshihet nga përgjegjësia ligjore dhe institucionale dhe se e ka zëvendësuar këtë përgjegjësi me simpatinë private për një parti politike.

“Kryetar, kështu. Sot me veprimin tënd dhe me dërgimin e kësaj liste, ke bërë veprimin më të rëndë dhe atentat ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor. Ti dhe ata që të kanë shtyrë ta sjellësh këtë vendim, keni bërë atentar ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, sot ti ke vendosur që përgjegjësinë institucionale dhe ligjore ta zëvendësosh me simpatinë tënde për parti politike dhe këtë në kundërshtim me ligjin, por ti nuk mund të fshehesh nga përgjegjësia ligjore për këtë vendim, si u bë që brenda 24 orëve ke ndryshuar vendimin për certifikimin e listave”, tha ai. /Lajmi.net/