Elon Musk nuk ndalon tani vjen me një ide edhe më të çmendur

Elon Musk tani ka ardhur me një ide që pretendon ta realizoj deri vitin e ardhshëm.

Auto & Tek

18/07/2019 20:56

Elon Musk njëri prej personave më të arritshëm sa i përket aspektit teknologjik që njihet edhe me idet e tij të rralla, të martën mbrëma ka konfirmuar se kompania e tij është në proces e sipër duke punuar në një teknologji, për t’i futur elektrodat në trupin e njeriut dhe shpreson që kjo gjë të arrihet deri vitin e kaluar.

Kjo gjë do të mundësoj që të regjistrohen informacionet që transferohen nga neuronet në një sensor të vogël, deklaroi Musk, dhe ky operacion do të bëhët nga një robot kirurg.

Mjaft impresionuese apo jo? Bëhet edhe më impresive kur neurologët folën për audiencën dhe treguan se qëllimi i tyre është që të përdorin teknologjinë brena trurit të njeriut, deri në vitin tjetër.

Edhe pse disa neurologë janë të mendimit që kjo mund të arrihet, disa të tjerë kanë deklaruar se kjo ide nuk është aspak realiste dhe se kjo kompani për të arritur këtë gjë duhet të punoj një kohë shumë të gjatë./Lajmi.net/