Elliott: Operacioni kaloi me sukses, nis rruga drejt shërimit

Mesfushori i Liverpoolit, Harvey Elliott ka reaguar për herë të parë pas operacionit.

Sport

15/09/2021 10:21

Mesfushori theu këmbën gjatë ndeshjes ndaj Leeds United, pas një ndërhyrje ‘horror’ të një lojtar kundërshtar, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, Elliott përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se operacioni ka kaluar me sukses.

“Operacioni ishte sukses. Faleminderit për mbështetjen e madhe. Rruga drejt shërimit nis tani. Në fund të stuhisë ka një qiell të artë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Elliott ka gjasa të rikthehet këtë sezon./Lajmi.net/