Elita greke e ka plaçkitur vendin

Qeveria greke thotë se Gjermania i ka borxh Greqisë gati 279 miliardë euro, si dëmshpërblim për pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bota

08/04/2015 20:41

Është hera e parë që Greqia ka bërë llogarinë zyrtarisht se çfarë Gjermania gjoja i ka borxh atyre për mizoritë naziste dhe plaçkitjet gjatë ’40-tës.

Sidoqëtëjetë, Qeveria e Gjermanisë thotë se çështja ishte zgjidhur ligjërisht vjet më parë, transmeton BBC.

E majta radikale greke, Qeveria Syriza, është duke bërë kërkesën ndërsa po lufton për të përmbushur afatet e shlyerjes së borxheve masive.

Si reagim ndaj kërkesës greke, ministri gjerman i ekonomisë, Sigmar Garbriel tha se është “çmendi” që rënia financiare e Greqisë në eurozonë të lidhet me pyetjen për dëmshpërblimet e luftës.

“Të jem i sinqertë, mendoj se është çmenduri. Mendoj se nuk e shtynë përpara asnjë milimetër çështjen e stabilizimit të Greqisë”, tha ai.

Ai tha se qytetarët e thjeshtë grekë megjithatë meritojnë “respektin e madh” për sakrificat e tyre ekonomike në kuadrin e programit të “shpëtimit”. Elita greke ka “plaçkitur” nga vendi, nënvizoi ai.