Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve. Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si…

ShowBiz

06/01/2026 15:56

Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.

Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual.

Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona.

Pas incidentit, ajo u pa e përlotur, duke rrëfyer hapur se ishte ndjerë jashtëzakonisht në siklet.

Elijona theksoi se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte fakti që gjithçka po transmetohej dhe se familja e saj po e ndiqte nga jashtë, veçanërisht babai i saj.

Ajo shprehu frikën se si do të interpretohej situata dhe si mund të ndihej familja e saj përballë kësaj skene.

“U ndjeva shumë keq dhe në siklet”, u shpreh ajo ndër tjerash.Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët e diskutuan situatën gjerësisht dhe komentuan atë.