Elektronika kundër Letrës
Gjatë vitit të kaluar, 98 shtëpi botuese në Mbretërinë e Bashkuar kanë pushuar së ekzistuari. Kjo shifër është 42 për qind më e madhe në krahasim me vitin 2011.

ShowBiz
Gjatë vitit të kaluar, 98 shtëpi botuese në Mbretërinë e Bashkuar kanë pushuar së ekzistuari. Kjo shifër është 42 për qind më e madhe në krahasim me vitin 2011.
Disa nga arsyet për këtë fenomen janë: çmimet e ulëta, rritja e tregut të librave elektronikë, pirateria digjitale, rritja e tregut të librave të përdorur, etj.
Gjatë kësaj periudhe, librat elektronikë kanë pasur rritje prej 134 për qind (gjithsej 254 milionë euro), kurse librat e shtypur një rënie prej 1 për qind (gjithsej 3.4 miliardë euro).
Librat elektronikë kanë 7.4 për qind të shitjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, kurse kompania Amazon mban 79 për qind të tregut të këtij formati të librave.