El Pais: Southgate zgjodhi gjuajtësit e penalltive sipas një algoritmi

Gareth Southgate është bërë cak i lajmeve shkaku i zgjedhjeve të tij për penalltitë në "Euro 2020".

Sport

14/07/2021 16:17

Anglia humbi penalltitë duke humbur njëherësh edhe finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë.

Të gjithë u çuditën kur panë emra të rinj si Sancho (21 vjeçar), Rashford (22 vjeçar) dhe Saka (19 vjeçar) që gjuajtën penalltitë dhe i humbën ato.

Mirëpo, sipas gazetës spanjolle, El Pais, Gareth Southgate e kishte bërë këtë zgjedhje përmes një algoritmi, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Southgate i ka besuar një studimi shkencor i bërë nga një grup shkencëtarësh të cilët përmes një llogaritje i kanë sugjeruar kush duhet të gjuajë penalltitë.

(Kane, Maguire, Rashford, Sancho dhe Saka) të gjithë ishin të zgjedhur nga algoritmi.

Ekspertët, të udhëhequr nga Mark Bullingham e kishin zgjehdur një metodë matematikore të njjohur si “Big Data” e përdorur në bejsboll.

Edhe Southgate e mbrojti idenë e tij.

“Kemi analizuar mijëra penallti, kemi ndryshuar kulturën tonë. Historikisht Federata ishte parë si një grup njerëz të vjetër me kravata të shkëputur nga shoqëria. Duhej të modernizoheshim”, përfundoi Gareth Southgate./Lajmi.net/